Rekord i Kryeministrit/Berisha, drejt gjysmë milioni fansa në “Facebook”
Profili i kryeministrit Sali Berisha në “Facebook”, vazhdon të jetë faqja më e klikuar në Shqipëri. Dje, faqja e kryeministrit arriti në 491 mijë anëtarë, duke qenë shumë pranë shifrës së gjysmë milioni. Për këtë, kreu i qeverisë përshëndeti të gjithë “fansat” e tij, për rritjen e shpejtë dhe komunikimin intensiv. “Mirëmëngjesi të dashur miq dhe përshëndetje të përzemërta! Sapo u bëmë 491 mijë e 300 anëtarë ne rrjetin tone social te “Facebook” dhe pandalshëm po ecim drejt gjysmë milionit. Kjo është arritja jone e madhe e përbashkët. Në një kohe rekord, ju së bashku krijuat rrjetin me rritjen me te shpejte (ne proporcion), me dinamizmin e interesin më të madh se çdo rrjet tjetër. Duke uruar edhe njëherë përzemërsisht secilin prej jush, miqësisht ju lutem postojeni te të gjithë miqtë tuaj ne FB këtë faqe të rrjetit tonë. Urime, urime!”