E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadelli: Nuk kthehem në PS sa kohë të drejtojë Rama

Deputeti i Partisë Demokratike Gjovalin Kadelli deklaron se nuk do të kthehet asnjëherë në Partinë Socialiste për aq kohë sa kjo forcë politike të drejtohet nga Edi Rama.

Ish deputeti socialist deklaroi se rezultati në Qarkun e Lezhës tregoi se koalicioni i djathtë ruajti avantazhin.

Kadelli shprehu bindjen se Berisha do të dijë të bëjë një opozitë të fortë ndaj Ramës si kryeministër i vendit. Këto deklarime, Kadelli i bëri gjatë një interviste në studion e televizionit informativ “Ora News”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›