Kadri Veseli emërohet zëvendës i Thaçit

Ish kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, gradualisht po ngjitet në majat e PDK-së. Atë sot, PDK-ja e ka emruar si zëvendës të kryetarit Hashim Thaçi.
Nën drejtimin e këtij të fundit, është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
Në mbledhje u miratua edhe Statuti i PDK-së, me vërejtjet e delegatëve të Konventës Zgjedhore të PDK-së, si dhe Rregullorja e Punës për ndarjen e detyrave të Kryesisë së partisë. /Indeksonline/