E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konfiskohet ekskavatori, dy persona në pranga

Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe ata të KPMM-së, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë konfiskuar eskavatorin e parë, pas fushatës së re për të çuar në vend, vendimin e mëparshëm të Qeverisë, vitin e kaluar.

Konfiskimi i makinerisë është bërë rreth orës 17 në fshatin Gllaviçicë i Pejës ku kompania Endriti Sh.p.k nxirrte zhavor në lumin Drini i Bardhë.

Pas konfiskimit të mjetit të rënd, pronarët kanë sulmuar ekipin e inspektorëve ndërkohë ka reaguar Policia e Kosovës me ç’rast ka arrestuar dy persona.

“Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Dardan Gashi është i vendosur të mbrojë vendimin e janarit të vitit 2012, në të kundërtën, shkelësit do të përballen me ligjin”, ka bërë të ditur Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë. /Indeksonline/

 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›