Dy punëtor kosovarë vdesin, tre lëndohen

Dy punëtorë kosovar kanë vdekur, ndërkaq tre të tjerë janë lënduar nga shembja e dheut në Sutomore të Malit të Zi.
Ata janë të gjithë nga Prizreni e rrethina.
48 vjeçari R. Ibra nga Lubinja e Epërme dhe E. Bytyqi nga Prizreni pësuan me jetë, ndërkaq, S. Bytyqi, A. Dulaj dhe M. Ibra u lënduan. Këta të fundit po trajtohen në spitalin e Barit dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Mbi ta u shemb dheu nga një lartësi rreth 20 metra në kohën kur në punishte ishin mbi 20 punëtor. 18 prej tyre nga Bosnja e Hercegovina e të tjerët nga Kosova. /Indeksonline/