E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kafeja e kripur e kryeqytetit

Entela Resuli

Ju pëlqen ta shoqëroni leximin e këtij shkrimi me një filxhan kafe? Pastaj, së bashku me filxhanin tuaj keni ndezur edhe një cigare… E gjetëm? Po apo jo, shumë të tjerë në këtë qytet janë duke bërë pikërisht këtë gjë: kafe e cigare der në fyt siç thotë një këngë e vjetër e Rexhepagiçit.

Jo më kot, atyre që kanë në plan të hapin një biznes, nuk u duhet ta mendojnë gjatë se ku të investojnë, në një… kafene. Kjo pasi, po ti hedhësh një sy bareve në kryeqytet, janë plot në çdo orë të ditës. Në zonën e Bllokut, ku kafja kushton 1200 lekë të vjetra, shikon si biznesmenë që duhej të ishin super të zënë me punë ashtu dhe qytetarë të thjeshtë, madje gjen dhe ndonjë që dhe para pak minutash ankohej se është i pa punë, e pa lek në xhep, kafja është e shtrenjtë, çmimet janë rritur shumë etj.

Është thjesht magjia e të ndenjurit në kafe. Këtë magji e tregojnë dhe shifrat: vendi ynë për gjashtë muajt e parë të këtij viti ka konsumuar 3.238 ton kafe sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Në krahasim me vitin e kaluar, Shqipëria nuk tregon rritje në këtë drejtim, që do të thotë se konsumatorët e kafes janë po ata. Në lokalet e Tiranës konsumimi i kafesë fillon që në orët e para të mëngjesit e deri në mbrëmje aq sa shumica e bareve kanë vendosur një rregull që pas një ore të caktuar në mbrëmje nuk shërbejnë kafe ( kjo jo për të gjithë).

Ajo është e errët, përmban kafeinë dhe ka një shije të hidhur. Brenda saj ndodhen gjithashtu rreth 200 lloje helmesh që i bashkëngjiten gjatë procesit të pjekjes dhe përpunimit. E megjithatë, është një ndër pijet më të preferuara dhe ndër të tjera biznes me shumë leverdi. Menaxheri i kafe Quo Vadis e cila është nga ato që nuk rri asnjëherë bosh, tregon se në të konsumohet 2 deri në 3 kilogram kafe në ditë. Sipas tij një kilogram kafe nxjerr pak me shumë se 100 filxhanë kafeje. Pra, në këtë bar konsumohen afërsisht 250 kafe ne ditë. Për të kafja është një nga produktet më me shumë leverdi, e kjo për faktin e thjeshtë se kostoja e saj me gjithë shërbimin shkon tek 180 apo 200 lek të vjetra, ndërkohë që klienti e konsumon atë me çmimin 800 lekë, që është çmim nga më të lirët në bllok. Imagjinooni fitimin ekafeneve me kafe 1200 apo 1500 lek të vjetra. I matim me lekë të vjetra, sepse ashtu i llogarisin dhe pronarët e klubeve kur bëjnë llogaritë me mend.

Cigarja

Pa bukë rri dhe pa cigare jo!. Këtë fjali e dëgjojmë shpesh tek ata duhanpirës që cigarja u është kthyer në domosdoshmëri. 1.294 ton cigare janë konsumuar vetëm në 6 muaj në Shqipëri. Kjo sasi raportohet zyrtarisht nga doganat në vendin tonë (pa llogaritur sasinë e cigareve kontrabandë). Me kafen pihet edhe cigarja dhe ato shkojnë bashkë në një tavolinë. Po të bësh një vëzhgim në baret e kryeqytetit, kudo tymoset. Të pengosh dikë të mos pije cigare do të thotë ta largosh atë nga lokali… dhe kjo nuk ka pse të ndodhë. Fundja, që kur duhani në ambiente të mbyllura është problemi më i madh social i Shqipërisë?

Alkooli

Duke parë importin e birrës në Shqipëri kupton se shifrat për të janë rritur në krahasim me vitin e kaluar. 13. 624 litra kanë hyrë nga dogana dhe janë konsumuar në vendin tonë. Konsumimi i saj është shumë i madh në stinën e verës kur birra zë vendin e parë në krahasim me verën për sa i përket konsumit të përditshëm. Por, birra e importuar nuk është e vetmja që konsumohet në vendin tonë ka dhe shumë marka të tjera që prodhohen në vend kështu që shifra e konsumit është disa herë më e madhe. Stela, Tirana, Korça, Norga etj janë në ekspansion. Në bazë të studimeve të bëra nga ISHP-ja, rreth 40% e meshkujve në moshë aktive janë konsumues alkooli dhe 5 për qind e femrave në vend parapëlqejnë të marrin alkool në mënyrë sistematike. Vartësia që krijojnë shumë persona nga pijet alkoolike përbën një sëmundje, e cila këto vitet e fundit në vendin tonë po përhapet në masë të madhe jo vetëm tek femrat, por edhe tek të rinjtë nën 18 vjeç.

 

43 kafe në muaj

Kemi guxuar të bëjmë disa llogari duke u mbështetur ne shifrat e importit të kafes dhe numrit të banorëve. Nuk pretendojmë se jemi 100 përqind të saktë, por mund te themi që mesatarisht 1 shqiptar pi 43 filxhanë kafeje në muaj.

17.5

cigare pi mesatarisht një shqiptar në ditë. Kjo shifër është nxjerrë nga një studim i INSTAT. Një numër mjaft i lart ky në krahasim me popullsinë duke e cilësuar Shqipërinë si një nga vendet me numrin më të lartë të duhanpirësve ne Europë.

3. 238

ton kafe kanë hyrë në Shqipëri zyrtarisht sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, një shifër kjo më e lartë dhe progresive krahasuar me vitin e kaluar.

1.294  

ton cigare janë pirë nga shqiptarët deri në qershor të këtij viti. Muaji Janar është ai që ka pasur

importin më të madh me 342 ton ndërsa më i ulëti është Marsi me 139 ton.

13. 624

litra birre janë pirë në 6 muaj në Shqipëri. Rritja e importit te cigareve ka ndodhur në periudhën kur hynë në fuqi edhe akcizat e reja për duhanin.

Shqiptarët

1.4 milion dollarë për cigare dhe ankohemi….

Edhe për cigaren vendi ynë mban kampion. Shqiptarët janë ndër duhanpirësit më të mëdhenj në Europë. Dhe një pjesë të madhe të buxhetit familjar e shpenzojnë pikërisht për të blerë cigare. Sipas përllogaritjeve të INSTAT dhe të Institutit të Shëndetit Publik, shqiptarët shpenzojnë plot 1.4 milionë dollarë në ditë vetëm për cigare. Po sipas të dhënave zyrtare, çdo shqiptar, konsumin mesatarisht 17.5 cigare, ndërsa numri i atyre që tymosin rregullisht një cigare shkon në 870 mijë persona, një numër ky mjaft i lartë në krahasim me popullsinë. Po sipas studimeve të ndryshme, në raport me popullsinë, shqiptarët kanë arritur nivelin e turqve, një ndër vendet me numrin më të lartë të duhanpirësve në Europë. Nga ana tjetër, studimet tregojnë se është rritur numri i duhanpirësve femra. Tendenca nuk është më risi, por shqetësim për specialistët e Shëndetit Publik mbetet cigarja e parë, pra koha kur një person fillon ta pijë cigaren, mosha e konsumit e së cilës në mjaft raste është ulur edhe nën 10 vjeç. Pavarësisht numrit të madh të duhanpirësve, vihet re një ndërgjegjësim i tyre për konsumimin e cigares. Ata kanë filluar të jenë gjithmonë e më të kujdesshëm dhe shumë prej tyre nuk e pinë cigaren në shtëpi, apo në makinë, veçanërisht kur në këto dy ambiente ka fëmijë.

 

Ela Tollkuci, psikologe

 

Kafe, cigare dhe alkool

 

Ela Tollkuci është psikologë dhe pedagoge pranë Universiteti Kristal. Ne kemi biseduar me të për të na shpjeguar më shumë për fenomenin dhe veset e kafes, duhanpirës dhe alkoolit. Në statusin e psikologes ajo na tregon se çfarë ndodh me njeriun gjatë pirjes së tyre dhe se si mund ti parandalojmë ato.

 

Pse jemi të prekur nga këto tre vese, kafja cigarja dhe alkooli?

Duke u nisur nga këndvështrim farmakologjik, kafeja, cigarja dhe alkooli janë padyshim vese duke qenë se bëjnë pjesë në atë që njihet si kategoria e tretë e drogërave. Themi kategoria e tretë pasi nëse do të klasifikonim ilaçet si kategoria numër 1 (ose ndryshe drogërat e mira nga momenti që zbulohen, testohen dhe prodhohen nga industria farmaceutike

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›