Braçe-Berishës: Qeveri milionerësh e politikanësh me muskuj
Luis Tanushi
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, është vënë dje nën akuzë nga nënkryetari i grupit parlamentar Socialist, Erion Braçe, për vjedhjen e pasurisë kombëtare dhe për kontratat korruptive në naftë, krom, bakër e ar. Gjatë interpelancës së thirrur nga deputeti i qarkut të Beratit, ky i fundit është përballur me kreun e qeverisë mbi të gjitha çështjet e bujshme, për të cilat janë hedhur hije dyshimi nga Partia Socialiste se me to janë kryer veprime korruptive. Akuzat janë shpërfillur nga kryeministri Berisha, i cili preferoi që kohën e tij, në vend që ti jepte një përgjigje deputetit, të flasë për atë që ai e quan rritja e ekonomisë shqiptare.
Akuzat
Që në fillim të fjalës së tij, numri dy i grupit të PS-së, Erion Braçe, ka sqaruar se për kjo interpelancë është nxitur nga greva e minatorëve, skandali i kompanisë Stream Oil & Gas, skandali i shitjes së Azotikut të Fierit për skrap dhe skandalet e tjera që lidhen me keqpërdorimin e pasurive kombëtare. Për të gjitha këto çështje, deputeti socialist vlerësoi se një pakicë fare e vogël ndër ta, kasta e milionerëve me muskuj, të nevojshëm nga pikëpamja elektorale në territor, kanë lejë të vënë dorë me kufi mbi pasurinë kombëtare. Një pakicë edhe më e vogël, kasta e milionerëve të politikës, kontrollon vendimmarrjen administrative dhe garanton pjesëmarrjen në bizneset, vendase apo të huaja, që shfrytëzojnë pasuritë kombëtare apo ofrojnë shërbimet ekskluzive. Mbi të gjithë jeni ju, kryeministri! Ju kontrolloni gjithçka e jepni leje për çdo gjë. Për këtë arsye, kjo nuk është qeverisje. Ky është sistemi!, – akuzoi Braçe. Deputetë kërcënoi se do të bëjë publike një sërë emrash dhe lidhjet e tyre me interesat politike.
Sipas tij, nuk është vetëm kromi por çdo pasuri minerare, çdo pasuri publike, çdo aset i trashëguar e qëllimisht në rrënim, çdo e drejtë mbi këto pasuri që administrohet nga qeveria, që po vihet nën administrimin e shfrytëzimin e një grushti njerëzish e kompanish që shpallin publikisht disponim mbi pasuritë tona kombëtare. Vit pas viti ata po fitojnë më shumë, ndërsa shqiptarët më pak. Politika juaj me pasuritë kombëtare dhe të drejtat mbi to, po i stimulon. Një mandat i paqartë i më pak se gjysmës së shqiptarëve ju ka emëruar administrator por nuk ju ka njohur si pronar të pasurive të këtij vendi, -drejtoi akuzat ndaj kryeministrit deputeti i PS-së.
Shpërfillja
Në vend të përgjigjeve për akuzat që janë lëshuar nga nënkryetari i grupit socialist, kreu i qeverisë ka shpërfillur gjithçka që është thënë dhe ka përdorur kohën e tij për të folur mbi historinë botërore apo çështje ekonomike të vendit, pensionet apo rrogat. Në muret e këtij parlamenti mund të lexohet beteja dyjavore e vitit 1991, kur krahu i majtë i asaj kohe donte me çdo kusht, tu jepte fermerëve shqiptarë tokën si argat. Ajo ka qenë një beteje e ashpër dhe e vendosur. Betejë në të cilën ideja jonë, e frymëzuar nga parimet e Xhefersonit mbi tokën, u bë realitet në ligj për 460 mijë familje, fermerë shqiptarë,- ishin disa nga fjalitë e para të lëshuara nga Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në foltoren e parlamentit.
Duke vënë theksin se historia është histori dhe se aty ishin themelet, ai vlerëson se është po kjo mazhorancë, e cila ka në arkivin e saj trashëgiminë më të shkëlqyer të vendosjes në dispozicion në pronësi të aseteve të këtij vendi dhe vlerave të tij, qytetarëve shqiptarë, pa dallime të asnjë lloji. Për kryeministrin, kjo mazhorancë mundësoi që vendin më hiperkolektiv të planetit e privatizoi dhe ia doli që një hark kohor të shkurtër katërvjeçar, Prodhimi i Brendshëm Bruto në 80 përqind të tij të ishte rezultat i supeve, mendjes, mundit dhe djersës së shqiptarëve të lirë, pronarë dhe sipërmarrës.
Sipas tij, është kjo mazhorancë, e cila do ta sillte ekonominë shqiptare nga një ekonomi tërësisht të falimentuar, me reformat e thella që ndërmerrte u dha shqiptarëve stabilitetin makroekonomik, bëri të mundur që ata me punën, mundin dhe djersën e tyre të zhvillojnë pronat e tyre dhe ti japin vendit një rritje dy shifrore. Pas fjalës së tij, seanca plenare vijoi me diskutimin e lirë.
Kush do flasë më shumë, garë Berisha-Braçe
Gjatë seancës së djeshme plenare kryeministri Berisha shkoi në podiumin ku ishte duke folur deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, për ti marrë fjalën, ndërkohë që ky i fundit nuk ishte larguar ende. Deputeti i qarkut të Beratit po tentonte që fitonte disa sekonda më tepër kohë, por kreu i qeverisë si shenjë hakmarrjeje ndaj nënkryetari të grupit së PS-së, nuk preferoi të fliste nga vendi i tij, por shkoi te foltorja duke detyruar deputetin Braçe që të largohet. Gjatë ndërrimit të vendeve në foltoren e Kuvendit ka pasur dhe një shkëmbim fjalësh midis tyre, të cilat nuk u dëgjuan për publikun pasi batutat u zhvilluan pa mikrofon. Berisha zuri vendin ndërsa Braçja vinte vwrdallw foltores pwr tw marrw letrat qw kishte lwnw tek mikrofoni.
Akuza në Kuvend: varrezat e makinave po blihen nga mafia
Parlamenti miratoi dje mes debatesh të forta Aktin Normativ për heqjen e varrezave të makinave dhe pikave të grumbullimit të skrapit që ndodhen pranë rrugëve kombëtare. Me 71 vota pro mazhoranca mundi që të miratojë Aktin, i cili u votua kundër nga 60 deputetë të opozitës. Tashmë pronarët e pikave të grumbullimit kanë edhe tetë ditë kohë përpara se ushtria të shkojë dhe ti sekuestrojë materialet. Qeveria ka urdhëruar Ministrinë e Mbrojtjes për transportimin nëpër reparte të mjeteve të sekuestruara dhe më pas shitjen e tyre.
Dje në Kuvend opozita e cilësoi aktin një veprim korruptiv duke akuzuar se njerëz të afërm me pushtetin dëshirojnë që të vjedhin skrapin që vlen miliona dollar. Më e ashpër në qëndrimin e saj ka qenë deputetja e qarkut të Elbasanit, Shegush Ligori, e cila u shpreh se pas aktit fshihet mafia e skrapit ashtu si në rastin e projektligjit për importimin e plehrave. Pronarët e këtyre vendgrumbullimeve nuk do të kenë mundësi të bëjnë lëvizjen për një muaj. Qeveria nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit do t’ua marrë këto mjete që vlejnë miliona euro njerëzve që mbajnë familjet. Nëpërmjet Ministrisë së Mbrojtjes do të bëjë transportimin dhe nëpërmjet biznesmenit të radhës të lidhur me familjen në pushtet do ta shesë për skrap në Elbasan dhe të nxjerrë miliona. Në krye është një qeveri që funksionon si organizatë e mirëfilltë kriminale,- theksoi deputetja Ligori.
Anëtarja e Komisionit të Ligjore komentoi edhe procedurën e ndjekur për heqjen e mjeteve motorike nga rrugët kombëtare. Sipas saj qeveria ka shkelur hapur edhe ligjin themeltar të shtetit, konkretisht nenit 121, pasi në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese sqarohet se urgjenca është parakusht për detyrimin e qytetarëve dhe prekjen e pronës.
Sipas deputetes socialiste, situate e rënduar ambientale për shkak të makinave është e akumuluar ndër vite dhe nuk mund të zgjidhet brenda një kohe tepër të shkurtër. Në këtë kohë krize së paku 220 familje pa llogaritur të punësuarit do të mbyllnin bizneset e tyre dhe të mbeten pa asnjë të ardhur dhe do tu sekuestrohen mjetet. Është një veprimtari e pastër korruptive e kësaj qeveria, e biznesmenëve dhe sekserave të radhës të lidhur me familjen në pushtet që me biznesin e skrapit tashmë shumë në modë mbahen dhe përpiqen të riciklojnë pushtetin, theksoi Ligori.
Deputetët e mazhorancës dhe disa ministra sqaruan se akti në fjalë i hap rrugë zgjidhjes së shumë problemeve të krijuara nga ky realitet i rënduar me grumbullimin e mjeteve motorike. Ministri i Transporteve, Olldashi sqaroi edhe nevojën e urgjencës së përgatitje
