Kafeja më e shtrenjtë në botë përgatitet me jashtëqitje
Share
Në Britani ka dalë në shitje kafeja më e shtrenjtë. Një filxhan me kafenë Kopi Luwak kushton 70 sterlina. Por çudia nuk është këtu. Ajo qëndron në faktin se kafeja përgatitet nga jashtëqitje kafshësh. Bëhet fjalë për një lloj maceje të veçantë, të quajtur civet, e cila ushqehet me kokrra kafeje, por nuk i tret dot bërthamat e forta. Ato tresin tulin e frutit dhe nxjerrin jashtë në formë kokrrash bërthamat. Këto bërthama, të kombinuara me lëngjet gastrike të kafshës krijojnë kafenë me aromën e shijen më të mirë në botë. Të paktën kështu thonë pasanikët. Jashtëqitjet me kokrra janë jashtëzakonisht të rralla. Ato mblidhen në ishullin Sumatra në Indonezi, në një total prej 200 kilogram në vit.