Kairo: Përkujtohet fillimi i protestave

Mijëra njerëz janë mbledhur sot në sheshin Tahrir në Kairo, ku ishte epiqendra e protestave që përmbysi ish presidentin Hosni Mubarak.
Demonstrantët u tubuan për të shënuar muajin që nga fillimi i protestave, të cilat detyruan Mubarakun të tërhiqet nga posti pas 30 vjitesh në pushtet.
Qëllimi i tubimit gjithashtu ishte që t`u bëhet thirrje autoriteteve të ushtrisë që ta pastrojnë kabinetin nga ministrat, të cilën ishin në pushtet në kohën e Mubarakut.
Mbëmë, autoritetet ushtarake njoftuan se "nuk do të ketë kthim në të kaluarën".