E Shtunë, 31 Tetor 2026

Londër: Dënohet studenti për propagandë terrori

Një gjykatë në Londër ka dënuar një student të drejtësisë me pesë vjet burg për shkak se ka postuar propagandë terroriste islamike në internet.

Mohamed Gul, 23 vjeç, u shpall fajtor për shpërndarjen e publikimeve terroriste.

Ai akuzohet se ka postuar 30 video në internet, në të cilat kishte futur këngë xhihadiste dhe fragmente nga ueb-sajtet e Al Kaidës dhe Talibanëve.

Studenti tha se kishte vepruar nga kurreshtja dhe për shkak të bindjeve politike.

Gul i tha gjykatës se ai nuk e mbështet terrorizmin, por gjykatësi Dejvid Paget tha se Gul ishte "thellësisht i radikalizuar", dhe se dënimi i tij duhet t`u shërbejë si paralajmërim të tjerëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›