E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllazëria Myslimane përshëndet qëndrimin e H. Klinton

Vëllazëria Myslimane e ka përshëndetur qëndrimin e Sekretares së Shtetit, Hillari Klinton, e cila vlerësoi se Uashingtoni do ta rishqyrtojë strategjinë "e gabuar" pas revolucionit në Egjipt që përmbysi presidentin Hosni Mubarak.

Klinton kishte deklaruar se çdo palë që angazhohet për demokracinë dhe kundër dhunës, ka të drejtë të marrë pjesë në zgjedhjet në Egjipt.

"Shpresoj qe këto fjalë të çojnë në rivendimin e strategjisë së gabuar të mbështetjes amerikane ndaj regjimeve tirane në botën arabe, pasojë e së cilës ishin revolucionet popullore kundër regjimeve të tilla", ka thënë zëdhënësi i lëvizjes Esam al Arajan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›