E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kajsiu: Nëse qeveria miraton ligjin për ndalimin e importit të mbetjeve, Referendumi bie

TIRANË- Ambjentalisti Blendi Kajsiu i ftuar në rubrikën “Opinion” në TV News24, me gazetarin Denis Minga, ka përshëndetur vendimin e qeverisë për anulimin e importit të mbetjeve.

Ambjentalisti Kajsiu e cilësoi si një fitore të trefishtë miratimin e këtij ligji. Sipas Kajsiut, kjo “është një fitore në radhë të parë e shoqërisë civile, e cila do ketë një ambjent më të pastër, është një fitore e qeverisë, ajo bëri realitet premtimin se do ta ndalonte këtë ligj menjëherë sapo të vinte në pushtet, pra qeveria rriti kredibilitetin e saj tek qytetarët që i besuan votën, që është një nga elementët që mungon më shumë ndër qeveritë shqiptare. Gjithashtu, është një fitore edhe për Shoqatën e Ambjentalistëve, të cilët lobuan që në fillim që ky ligj të anulohej”.

Sipas Kajsiut, ky është vetëm hapi i parë për menaxhimin e plehrave, duke u nisur nga fakti se Shqipëria nuk i riciklon mbetjet e vendit. ‘Ky vendim nuk duhet parë nga pikëpamja ekonomike, sepse Shqipëria zhvillimin e ekonomisë nuk e ka të lidhur me importin e mbetjeve, madje në asnjë qeverisje nuk ka funksionuar si motor për zhvillimin e ekonomisë, por duhet parë në funksion të pastrimit të ambientit të Shqipërisë”.

Pyetjes së gazetarit, Denis Minga, se cfarë do të ndodhë tashmë me Referendumin, Kajsiu i është përgjigjur se: “Referendumi ishte instrumenti i fundit për të ndaluar importin e mbetjeve në vendin tonë, përderisa vendimi u anulua, dhe në rast se ligji miratohet në parlament, rrjedhimisht edhe referendumi humbet objektin”.
(m.s/BalkanWeb)

Lidhje te tjera Shoqata e Ricikluesve kundër qeverisë: Të specifikohen lëndët e para

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›