PS mbledh kryesinë, ja emrat që do drejtojnë Komisionet Parlamentare
TIRANË- Kryesia e PS-së e mbledhur në orët e vona të pasdites së të enjtes miratoi kryetarët e Komisioneve Parlamentare që drejtohen nga mazhoranca.
Në një lidhje direkte nga selia rozë, gazetari Arbër Hitaj bëri me dije se PS në këtë legjislaturë të re ka drejtimin e 4 Komisioneve Parlamentare, ndërkohë që një i takon aleatit të saj, LSI.
Kryesia vendosi pa debate që, Fatmir Xhafaj të jetë kryetar i Komisionit të Ligjeve, Artda Dade kryetare e Komisionit të Jashtëm, Eduart Shalsi të jetë kreu i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, Erion Braçe kryetari i Komisonit të Ekonomisë. Ndërkohë, pritet që kryesia në një mbledhje tjetër të vendosë për kryetarin e Komisionit të Sigurisë, nëse do ia japë LSI apo ndonjë aleati tjetër.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura që zgjati për rreth 45 minuta u vendos që Vangjel Dule kreu i PBDNJ-së të jetë nënkryetari i Parlamentit.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PD zgjedh krerët e komisioneve parlamentare, Basha: Do mbrojmë administratën nga revanshi