Sequi-Arvizu: Shqiptarët dinë të bëjnë zgjedhje, politikanët ti shpërblejnë me BE
TIRANË- “Shqipëria Mundet”, është titulli i editorialit të përbashkët të kreut të prezencës së BE-së në Tiranë Ettore Sequi dhe ambasadorit në ikje të SHBA- së, Alexander A. Arvizu. Ambasadorët vlerësojnë se shqiptarët mund të jenë krenar pasi i demonstruan miqve evropiane dhe amerikanë se zhvilluan zgjedhjet e administruara në mënyrën më të suksesshme që Shqipëria ka zhvilluar deri më sot.
“Shqiptarët morën pjesë masivisht në zgjedhje në qershor për përparim, për reforma, dhe për transformim. Tani, votuesit presin që qeveria dhe të gjitha partitë në parlament të punojnë për t’i kryer këto reforma dhe për të realizuar me shpejtësi dhe zell integrimin e Shqipërisë në BE dhe në bashkësinë euro-atlantike”, thuhet ndër te tjera në editorial.
Sequi dhe Arvizu në editorialin e tyre theksojnë se tashmë është radha e klasës e politikës, e cila duhet që vijimin e dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit ta bëjnë pjesë të punës së tyre, pasi kjo do i hapte dritën jeshile integrimit të Shqipërisë në BE.
“Shqipëria mund të bëhet pjesë e BE-së. Kjo do të kërkojë përkushtimin për të miratuar dhe vënë në zbatim reforma kyçe, sidomos në fushën e shtetit ligjor. Do të kërkojë që Shqipëria të demonstrojë aftësinë dhe vullnetin e saj për të zbatuar ligjet anti-korrupsion dhe të rrisë transparencën, llogaridhënien, dhe efektshmërinë e sistemit gjyqësor të vendit, përfshirë këtu edhe kodin penal. Po ashtu, do të kërkojë përqendrim dhe vendosmëri për të trajtuar çështje të ndërlikuara të të drejtave të njeriut, përfshirë reformën e pronësisë”, thuhet më tej në editorial.
Ambasadorët shprehin edhe një herë mbështetjen e BE dhe SHBA , që Shqipëria të sigurojë ‘një shoqëri e drejtë, e ankoruar fort në BE dhe në bashkësinë euro-atlantike – vendi ku populli shqiptar do që të jetë dhe vendi të cilit i përkasin’.
(e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera EDITORIAL/SEQUI-ARVIZU: SHQIPËRIA MUNDET! VIDEO: Sequi-Arvizu: Shqiptarët dinë të bëjnë zgjedhje, politikanët ti shpërblejnë me BE