E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Jam lutur për të qëndruar tek Milani

Milano - Ylli i futbollit Brazilian i aktivizuar pranë Milanit ka deklaruar se refuzimi i ofertës së majme nga Manchester City ka ardhur pas shumë lutjesh që kishte bërë vazhdimist. I njohur si një besimtar i devotshëm protestant, 26 vjeçari Kaka është shprehur se “Shkuarja pranë Manchesterit mund të ishte fillim i një projekti të madh. Por, gjatë gjithë ditëve të fundit jam lutur shumë që Zoti të më bindte për të marrë vendimin më të mirë për mua dhe të ardhmen time. Së fundi kam vendosur të qëndrojë pranë skuadrës ku po luaj.”.

Duke komentuar situatën e krijuar në Itali dhe në mediat botërore, Kaka vijoi se “pas të gjithë këtyre që ndodhën, arrita të kuptoj akoma më mirë se sa tifozët e Milanit më duan. Qëndrimin tim ndaj kësaj çështjeje e kam marrë pas konsultave që pata me shokët e skuadrës dhe dashurisë që tifozët treguan ndaj meje. Jam i sigurtë se kam marrë vesnimin e duhur dhe nuk do të pendohem për të. Nuk dua asgjë tjetër perveç se të jem ndër më të mirët në fushë. Jam ilumtur që jam në një skuadër që tifozët dhe shokët me duan”.

Ai tha se kishte refuzuar të gjithë ofertat që i kishin ardhur, duke i adresuar ata për tek drejtuesit e klubit të Milanit. “Gjatë ditëve të fundit janë publikuar lajme nga më të ndryshmet. Ka patur shumë spekullime. Shumë të tjerë i zgjatën akuzat edhe ndaj babait tim.por unë kurrë nuk kam hyrë në debat me askënd. Askush nga familja ime nuk me ka detyruar të shkojë diku me zor. Kam zgjedhur të qëndrojë në skuadrën ndaj së cilës jam i lidhur shpirtërisht”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›