Bilanci i luftës 22 ditore
Gaza - Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësi i Hamsait Ebu Ubejda u shpreh se midis humbjes izraelite ka edhe disa ushtarë të marrë peng të cilët mbetën të vdekur pas një sulmi izraelit I cili qëlloi mbi banesën ku ata mbaheshin në ruajtjen e luftëtarëve të Hamasit. Ebu Ubejda pranoi se përkrah viktimave izraelite ka patur edhe 48 të luftëtarë të vrarë nga pala e Hamasit. “Gjatë kësaj periudhe, kemi hedhur pğlot 980 raketa drejt territorit izraelit. Numri i viktimave palestineze ka arritur në mbi 1300, një pjesë e mirë e të cilëve janë grad he fëmijë, shumica civilë. Gjatë rezistencës tonë kemi shkatërruar 47 tanke izraelite, kemi qëlluar dhe dëmtuar 4 avionë dhe kemi rrëzuar një të tillë.
Ashtu si gjithmonë, Ubejde doli para kamerave me fytyrën e mbuluar dhe teksa reagoi ndaj kërkesave për ç’armatim të luftëtarëve të Hamasit u shpreh se “Ne e kemi thën dhe e përsërisim. Kush të dojë le të thotë çfarë të dëshirojë. Ne do vazhdojmë me armatimin tonë.”.