E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Me Ronaldon luftojmë për të gjithë titujt

Madrid- Mesfushori brazilian, Kaka, është i kënaqur që sezonin e ardhshëm do të luajë në Santiago Bernabeu krahas Cristiano Ronaldos. 'I uroj mirëseardhjen Ronaldos. Nuk dua të flas shumë për këtë temë, pasi jam me kombëtaren e Brazilit dhe i fokusuar në Kupën e Konfederatave, por nuk ka dyshim se Ronaldo është një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe ai do ta ndihmojë Realin të luftojë në të gjithë frontet', ka thënë kaka.

Kaka ditë më parë u bë përforcimi i ri i Real Madridit për një shumë të përafërt me 67.2 milionë euro. Reali rrëmbeu më pas edhe Ronaldon për ofertën rekord 94 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›