E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho siguron: Ibra do të qëndrojë

Milano- ‘Ibra do të qendrojë tek Interi’. Fjalë e Jose Mourinho, që në mikrofonat e Inter Channel largon mjegullën për të ardhmen e yllit suedez. Optimizmi i teknikut është i bazuar edhe në perspektivën e merkatos, ku Interi forcoi radhët e tij me Diego Militon dhe Thiago Motta.

“Që skuadra jonë është përmirësuar pas lëvizjeve në merkato kjo nuk përbën ndonjë sekret. Gjithashtu po përpiqemi të inkuadrojmë disa lojtarë të rinj në skuadër dhe të përmirësojmë disa aktualë”, deklaroi Mourinho.

Mandej portugezi theksoi se ‘me Kaka e Cristiano Ronaldon është mbreti i merkatos, por edhe Interi po kryen punën e tij’.

Special One foli më pas për Santonin dhe të rinjtë e tjerë zikaltër. “Davide ka një mundësi të artë për rritjen e tij profesionale, e njëjta gjë vlen edhe për Ballotelin nga i cili presim shumë. Por ne duam më tepër, ndaj që nga kjo verë, të rinjtë Obi, Khrin dhe Belec do të jenë pjesë e ekipit të parë.”

Në përfundim, Mourinho u ndal në finalen e Superkupës së Italisë që do të luhet në Pekin. “Kemi kryer një punë të admirueshme: ndeshje, stërvitje e pushim. Tifozët në Pekin janë të mrekullueshëm dhe presin një finale të madhe. Do të bëjmë ç’është e mundur të jetë një Superkupë speciale”, deklaroi portugezi për Inter Channel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›