Flamurtari, gati firma me MemenKorçari 24-vjeçar kaloi një periudhë të gjatë dëmtimesh në sezonin 2008-2009 (18 ndeshje, 2 gola).

Flamurtari i ofroi një kontratë të re sulmuesit Devis Mema, heroit të Kupës së Shqipërisë (gol në finalen e fituar 2-1 kundër Tiranës). Korçari 24-vjeçar kaloi një periudhë të gjatë dëmtimesh në sezonin 2008-2009 (18 ndeshje, 2 gola). Mema, i cili në karrierën e tij ka luajtur edhe me Skënderbeun e Apoloninë, do të nënshkruajë një kontratë 1-vjeçare.
Lajmet nga Vlora bëjnë fjalë dhe për një interesim të fortë për sulmuesin korçar të Partizanit, Marius Ngjela (10 gola sezonin e kaluar).
E Marte, 02 Qershor 2009