Kaka: Në Madrid, gjithçka e përkryer
Ish-lojtari i Milanit ishte një nga përforcimet e mëdha të verës të Real Madridit, ku kaloi për shumën rreth 67 milionë eurove.
“Si ndjehem pas dy muajsh në Madrid? Është shumë mirë në të gjitha aspektet. Jam i kënaqur me ekipin, me klubin, me qytetin dhe shokët ekipit. Deri tani gjithçka është e përkryer,”- ka thënë Kaka në një intervistë për të përditshmen spanjolle “AS”.
“Më pëlqen formacioni 4-2-2-2 i Pelegrinit, pasi lojtarët kanë liri të lëvizin ku të duan. Kur e kemi topin në këmbët tona, trajneri na jep liri të lëvizjes dhe kjo është shumë pozitive për të gjithë ne,”- ka shtuar braziliani.