Seria A, java IV
Në “Olimpiko” luhet ndeshja më interesante në javën e katërt të Serisë A. Pas fitores së vështirë javën e parë kundër Sienës, të besuarit e Klaudio Ranierit presin në fushën e tyre Fiorentinën.
Nga ana e tyre, vjollcët e Prandelit do kërkojnë të vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive.
Ndërkohë, ndeshje të lehta në letër për Interin, Milanin dhe Juventusin.
Pas barazimit në mesjavë ndaj barcelonës, zikaltrit do luajnë në trasfertë përballë Kaljarit në stadiumin “San Elia”.
Juventusi pret sot në shtëpi Livornon, i cili, pas barazimit javën e kaluar ndaj Milanit, do kërkojë të bëjë surprizën edhe ndaj “Zonjës”.
Milani do presë në “San Siro” Bolonjën, ku do kërkojë të rikthehet te fitorja pas rezultateve zhgënjyese të dy javëve të fundit.
Sampdoria pret në “Marasi” Sienën. Kryesuesit e Serisë A, së bashku me Juventusin dhe Xhenovën, do kërkojnë fitoren për të ruajtur kryesimin, ashtu si Xhenova në fushën e Kievos.
Në ndeshjet e tjera, Napoli pret Udinezen, Parma Palermon, Lacio udhëton drejt Katanias kurse Bari luan në shtëpi ndaj Atalantës.
Ja ndeshjet javës IV në serinë A:
Sot
Napoli-Udineze
Juventus-Livorno
Nesër
Parma-Palermo
Kievo-Xhenova
Katania-Lacio
Kaljari-Inter
Bari-Atalanta
Milan-Bolonja
Sampdoria-Siena
Roma-Fiorentina