E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Neymar ka të ardhme të ndritur

Mesfushori i Real Madridit, Kaka, ka vetëm fjalë të mira për bashkëkombasin e tij Neymar.

Kaka mendon se ylli i Santos ka një të ardhme të ndritur, por nuk ka dashur të komentojë nëse ai do të arrijë te Reali këtë verë ose jo.

“Neymar është një lojtar shumë i mirë me një të ardhme të ndritur përpara tij dhe tashmë ka shumë përgjegjësi me ekipin kombëtar të Brazilit. Por nuk më takon mua të diskutoj transferimet që vijnë dhe që shkojnë”, ka thënë Kaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›