United serish ne sulm per Sneijder

Manchester United ka ndezur sërish interesin e tij për Wesley Sneijder, pasi holandezi nuk e ka përjashtuar kalimin e tij në Premier League.
Sipas “The Guardian”, drejtuesit anglezë kanë rifilluar bisedimet me mesfushorin e Inter për të arritur një marrëveshje mbi kontratën.
Së shpejti krerët e “djajve të kuq” do të kërkojnë një takim të ri me homologët e klubit zikaltër, për të shqyrtuar mundësinë e blerjes.
Për Inter, Sneijder është një lojtar që nuk vlen më pak se 35 milionë euro.