Sneijder: Do ta mposhtim Milanin

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder, është plot vetëbesim në prag të ndeshjes së fundjavës në kuadër të Superkupës së Italisë përballë Milanit dhe është i bindur se ai do ta fitojë derbin e parë të sezonit 2011/12.
Të dyja klubet do të zbresin në Pekin të Kinës ku do të zhvillohet ndeshja e të shtunës, dhe 27-vjeçari është i kënaqur që është në këtë vend aziatik për herë të parë në jetën e tij.
“Jam i bindur se Interi mund t`ia dalë mirë këtu dhe do të bëj gjithçka që mundem të sigurohem se kjo do të ndodhë. Ne duam të fitojmë. Ne jemi këtu të fituar”.
“Jemi këtu për një ndeshje shumë të rëndësishme dhe është një ndeshje e veçantë për dy arsye: pasi është një derbi dhe sepse jemi në Kinë. Kjo është hera e parë që kam shkelur këtu në Kinë; është nder për mua dhe jam i kënaqur për këtë”, ka thënë Sneijder për faqen zyrtare të klubit.