E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat italiane: “Milani u rrëzua në Tiranë”

Mediat italiane i bënë një jehonë të madhe si pranisë së Milanit në Shqipëri, entuziazmin e jashtëzakonshëm që shoqëroi Ronaldinjon me shokë në kryeqytetin shqiptar, duke mos lënë mënjanë edhe humbje 2-1 me Tiranën, në ndeshjen e vlefshme për trofeun “Taçi Oil Albania Reads”.

“La Stampa”

Gazeta e njohur torineze “La Stampa”, një nga tre gazetat më të mëdha në Itali (më shumë se 300 mijë kopje) pas “Corriere della Sera” e “La Repubblica”, shkruante: “Milani doli i humbur nga stadiumi i KF ‘Tirana” me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme trofeun “Taçi Oil Albania Reads”, por objektivi teknik kryesor në transferën shqiptare ishte vlerësimi i gjendjes fizike i të rikthyerve Inzagi, Nesta e Favali e për të monitoruar përmirësimet e gjendjes së Ronaldinjos. Në këtë sens testi nuk mungoi t’i jepte elementë interesantë Karlo Ançelotit në prag të sfifës së ardhshme në kampionat kundër Sampdorias”. “La Stampa” evidenton faktin se braziliani Ronaldinjo u prit me entuziazëm të të madh në Shqipëri. Në lidhje me dëmtimin e Inzagit pas përplasjes me portierin e Tiranës, Blendi Nallbani, gazeta italane pohoi se nuk kishte asgjë të rëndësishme, vetëm se i munguan disa minuta më shumë në këmbë. Nota pozitive morrën edhe Xhuzepe Favali e Alesandro Nesta. “Jo pozitiv ishte vetëm rezultat i ndeshjes, me kuqezinjtë që synojnë të konfirmohen pak në ndeshjet miqësore të luajtura deri tani”, - ishte vëzhgimi i gaztës me bazë në Torino, qyteti i Juventusit e Torinos në Serinë A. “Të zotët e shtëpisë kaluan në avantazh në minutën e 29-të me një gol të Xhafës në kombinacion me Memellin, e dyfishuan rezultatin me një gjuajtje nga 30 metra me anë të Muzakës. Pas rasteve të humbura të Inzagit e Ronaldinjos në pjesën e parë, e Klarens Sedorfit të bllokuar nga portieri kundështar Nallbani e gjuajtjes së Shevçenkos të ndaluar nga një pritje e mrekullueshme e Nallbanit, Ronaldinjo shënoi golin pas asistit të Shevës”, - përfundon gazeta “La Stampa”.

“Il Tempo”

“Nesta është, kuqezinjtë jo”. Ky ishte titulli me doza ironike i gazetës italiane “Il Tempo” pas humbjes 2-1 me Tiranën. “Kuqezinjtë humbën miqësoren në shtëpinë e Tiranës, por ajo që ishte më e rëndësishme ishte vlerësimi i gjendjes i të rikthyerëve Inzagi e Nesta. Inzagi i dëmtuar i la vendin Shevçenkos, ndërsa mbrojtësi u rikthye në fushë pas pesë muaj mungese. Për kuqezinjtë kjo ishte humbja e gjashtë në miqësore e këtij sezoni. Goli i Ronaldinjos në minutën e 90-të ishte një replikë e dobët pas dy golave të realizuar nga Xhafa e Muzaka”.

Calcioblog.it

“Milani bie në Shqipëri: 2-1 për Tiranën”. Ky ishte shkrimi i publikuar në një bloget më të mëdhenj sportivë në Itali: calcioblog.it. “Ishte vetëm një miqësore, kushedi sa e këtij fillim sezoni, me asnjë lloj rëndësi, me prioritet vetëm disa minuta në këmbët e “big-ëve të ndryshëm milanistë. Por, pas rrëshqitjes me rusët e zviceranët, sigurisht që Ançeloti nuk do ta kishte dëshiruar një tjetër “KO” (nokaut), një 2-1 në kryeqytetin shqiptar dhe nga të zotët e shtëpisë krejtësisht të panjohur. Në fund të nëntëdhjetë minutave disa indikacione pozitive, si ai rikthimit të futbollit të luajtur të Nestës, apo edhe monitorimit të gjendjes fizike të Ronaldinjos e Shevçenkos. Pikërisht ukrainasi u pa shumë i lëvizshëm në vijën e sulmit kuqezi, duke qenë shumë herë pranë golit”.

Në Milanelo rinis stërvitja

Një ditë pas transfertës në Shqipëri për ndeshjen miqësore kundër Tiranës, Milani vazhdoi rregullisht stërvitjen në qendrën stërvitore të Milanellos, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës në Serinë A. Në palestër punuan gjithë kohën Kardaço, Boriello e Sedorf, ndërsa të tjerët me përjashtim të gjashtë lojtarëve të angazhuar me përfaqësueset e vendeve të tyre: Jankulovski, Bonera, Gatuzo e Zambrota, Kaka e Pato.

Inzagi humb Sampdorian

Qëndërsulmuesi i Milanit, Filipo Inzagi, ka shumë mundësi të humbasë ndeshjen kundër Sampdories. Pipo u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Tiranës në “Qemal Stafa” pas nëj përplasje me portieri Nallbani. Lajmin e jep agjencia italiane “Agi”. I vështirë është edhe rikthimi i Nestës, pavarësisht se ky i fundit luajti për shumë minuta kundër bardhebluvë shqiptarë. Ronaldinjo, i cili dëshmoi formë të mirë fizike e shënoi një gol të merituar do të jetë kundër Sampdories. Edhe Andrij Shevçenko është duke u kthyer në nivelet e tij të mëparshme.

E Merkure, 15 Tetor 2008

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›