E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Nuk jam si Maradona

Aktualisht Kaka është i grumbulluar me ekipin kombëtar për ndeshjen ndaj Argjentinës.

“Nuk mund të them se jam një Maradona i ri. Më tepër jam një përzierje mes tij dhe Karlos Dungës, për shkak të tipareve të mia. Nuk jam një artist i madh si Maradona,”- u shpreh Kaka në një konferencë për shtyp.

“Jam një lojtar i kompletuar dhe kjo është mënyra se si përpiqem të luaj, gjithmonë duke synuar të përmirësohem, sepse unë i di kufijtë e mi,”- vijoi më tej ai.

Kaka shtoi se futbolli në ditët e sotme është bërë më tepër fizik dhe se vetëm talenti nuk është i mjaftueshëm. Prandaj, sipas tij, bashkimi i cilësive teknike me ato fizike është ideal për futbollin e sotëm.

Ndërkohë, ylli brazilian vlerësoi Lionel Mesin, të cilin e konsideon si lojtarin favorit për të fituar çmimin e Lojtarit të Vitit. “Besoj se Mesi është favoriti kryesor për këtë trofe,”- përfundoi kaka.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›