E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, një e moshuar gjendet e shkrumbuar nga flakët

Viktima është identifikuar menjëherë, dhe është Naje Llambro, banore e fshatit Hoxhare të kësaj komune. E moshuara kishte dalë pasdite nga shtëpia për të shkuar në ara, ndërkohë që në mbrëmje nuk ishte kthyer si zakonisht.

Familjarët janë shqetësuar për vonesën dhe kanë dalë ta kërkojnë, por trupin e të afërmes së tyre e kanë gjetur të shkrumbuar pranë një are me grurë të korrur që digjej ende.

“Ajo mund t’i ketë vënë flakën kashtës, siç bëhet në këto zona, për të pasuruar tokën për mbjelljet e radhës. Pastaj mund të jetë asfiksuar nga tymi dhe ka rënë pa ndjenja në mes të kashtës që më pas është përfshirë nga flakët e që ka djegur edhe trupin e gruas”, tha një nga ekspertët e policisë së Fierit, i cili theksoi se gjithsesi kjo mbetet një pistë që duhet verifikuar nga hetimet e mëtejshme.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›