E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka: Reali do të luajë më mirë me Ronaldon

Superylli i Real Madridit, Ricardo Kaka, ka thënë se ai është i gatshëm të luajë krahas Cristiano Ronaldos, pasi portugezi është rikuperuar nga lëndimi.

Ronaldo kaloi më shumë se një muaj jashtë fushe si pasojë e lëndimit të nyjës, prandaj Kaka është i entuziazmuar që bashkëlojtari i tij do t'u ndihmojë Mbretërve të luajnë më mirë.

"Do të luajmë më mirë me Cristiano Ronaldon, kjo është e kuptueshme. Ai i jep një shtytje skuadrës, ai do të na ofrojë më shumë kualitet, dhe një lojtar aq i kompletuar do të jetë shumë i dobishëm".

"Ne jemi miq edhe jashtë fushe- duam të bëjmë të njëjta gjëra, dhe derisa e gjithë bota e di se Cristiano Ronaldo është një lojtar i jashtëzakonshëm, ai është edhe një mik i shkëlqyer po ashtu", i ka thënë Kaka televizionit amerikan Gol TV.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›