Bomber-Curri, dy gola në UkrainëMbrojtësi i Vorskla Poltavës dhe Kombëtares shqiptare shnëoi dy gola në barazimin në transfertë me Dnipron,

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) – Debatik Curri në rolin e pastër të një “bomberi” të vërtetë. Mbrojtësi i Vorskla Poltavës dhe Kombëtares shqiptare shnëoi dy gola në barazimin në transfertë me Dnipron, takimin e vlefshëm për javën e 14-të të Premier Ligës ukrainase.
Kalinichenko shënoi i pari për Dnipron në minutën e 23-të, ndërsa Vorskla u kundërpërgjigj me Currin shtatë minuta më pas, në të 30’. Në pjesën e dytë, Debatiku shënoi nga pika e bardhë në minutën e 67-të, por pas vetën dy minutash, në të 69’, Seleznyov barazoi rezultatin po me 11-metërsh. Vorskla u ngjit në vendin e 8-të me 16 pikë.
Krivbasi i “shqiptarëve” humbi 3-0 në transfertë me Zakarpatjen. Zorja e Parid Xhihanit do të luajë të dielën në shtëpi me Chornomorets Odesa.
Numri i klikimeve - 6632
E Shtune, 28 Nentor 2009