E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, kremtohet 'Festa e Shqiptarëve'

Nën organizimin e shoqërisë civile në Kosovë po kremtohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit.

Nga ana e institucioneve të vendit nuk ka pasur ndonjë organizim, pasi Dita e Flamurit nuk bën pjesë në kalendarin e festave shtetërore.

Ligji për festat zyrtare të Kosovës, i miratuar nga Parlamenti vitin e kaluar, e ka lënë jashtë kalendarit të festave shtetërore 28 Nëntorin.

Pas shumë debateve të zhvilluara në maj të vitit të kaluar, u vendos që kjo datë në Kosovë të njihet si festa e shqiptarëve.

Mospërfshirja e saj në kalendarin e festave zyrtare, ka bërë që përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë të mos shënohet në mënyrë institucionale në Kosovë.

'Festa e Shqiptarëve'

Por lëvizja Vetëvendosje dhe Rrjeti i Organizatave Shqiptare janë kujdesur që Dita e Flamurit të mos kalojë pa festime edhe në Kosovë.

Flamuj kombëtarë janë vendosur në Sheshin Nënë Tereza, ku është hapur dhe një Panair i Prodhimeve Shqiptare.

Në të janë ekspozuar prodhime artizanale, si veshje kombëtare, punë dore, vegla muzikore dhe pajisje të ndryshme.

Ndërkohë presidenti Fatmir Sejdiu në urimin e tij drejtuar qytetarëve thotë se Kushtetuta e Kosovës 28 Nëntorin e zyrtarizon si festë memoriale, por përtej këtij përcaktimi juridik, kjo ditë shënon festën e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›