E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka-Ronaldo, “shkëlqen” Reali galaktik (video)

Portugezi shënoi dy herë, duke e udhëhequr skuadrën e Pelegrinit drejt fitores së dyë në po kaq javë në Ligën e Kampionëve.

Francezët rezistuan gjatë gjithë pjesës së parë, madje shpërdoruan edhe raste të pastra për shënim. Por në 45-minutat e dyta gjithçka foli për “Merengesit”, të cilët shënuan tre herë.

Ronaldo “gatoi” të tre golat spanjollë në këtë ndeshje, dy prej të cilëve i realizoi po vetë në minutat 58’ dhe 64’. Ish-“Topi iartë 2008” ka një mesatare të “frikshme”, pasi ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e para të Ligës së kampionëve.

Vetëm 60 sekonda pas golit të parë, ish-lojtari i Mançesterit u pengua në mënyrë të parregullt brenda zonës nga Diavara, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Kaka nga pika e bardhë nuk gaboi, duke dyfishuar avantazhin e vendasve, të cilët e kompletojnë “mrekullinë “ pas tre minutash dhe është përsëri ylli portugez që dërgon topin në rrjetë pas pasimit të Karim Benzema.

Real Madrid 3 – 0 Olimpik Marsejë

Real Madrid: Casillas; Sergio Ramos (Garay, m.71), Pepe, Albiol, Marcelo; Gago, Xabi Alonso, Guti; Kaká (Raúl, m.78), Cristiano Ronaldo (Higuaín, m.69), Benzema. Trajner: M. Pelegrini

Olimpik Marsejë: Mandanda; Bonnart, Diavara, Heinze, Taiëo; Abriel (Rodríguez, m.61), Mbia, Cheyrou, Lucho; Niang (Ben Arfa, m.87), Morientes (Brandao, m.63). Trajner: D. Deshamp

Shënues: 1-0, m.58: Cristiano Ronaldo. 2-0, m.60: Kaká. 3-0, m.64: Cristiano Ronaldo.

Arbitër: M. Hansson (Suedi

Kartonë të verdhë: Mbia (54’), Heinze (61’), Rodríguez (66’) (O.M);

Karton të kuq: Diavara (46’, 60’)

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›