E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka e fton Gerrardin në Real

Leite Kaka ka ftuar kapitenin e Liverpoolit, Steven Gerrard të vijë në Real Madrid. Braziliani 28 vjeç ka vlerësuar lart yllin anglez dhe ka thënë se ai ka aftësi për të qenë futbollist i gjigantit madrilen. “Ai është njëri prej vetëm disa futbollistëve në botë që kanë aftësi të jenë futbollistë të Real Madridit”, tha Kaka për Daily Star Sunday.

Gerrard 30 vjeç ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, pasi Liverpool përfundoi në pozitën e shtatë në Premierligë sezonin e kaluar. Pas largimit të Rafael Benitezit nga Anfield Road, Kaka ka ftuar Gerrardin të “vijë në Real Madrid”.

“Është vendim i rëndësishëm jo vetëm financiarisht, por edhe rreth objektivave të ekipit”. Mourinho ishte munduar tri herë të transferojë Gerrardin në Chelsea, gjatë periudhës së tij në drejtim të klubit anglez. Dhe Kaka u shpreh: “Jam i sigurt se Gerrard e respekton Mourinhon dhe Madridi do të ishte vend ideal për të”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›