E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lwv: Optimist për të "kaluar" grupin

"Nuk kam asnjë dyshim qe do te kalojme grupin”. Me kete besim te shfrenuar trajneri i Gjemanise Joachim Lwv ka bere daljen e pare përpara mediave, pas humbjes 1-0 kunder Serbise ne ndeshjen e dyte te Grupit D te Boterorit 2010. Sipas teknikut gjerman, skuadra e tij ka te gjithe potencialin per te shkuar larg ne kompeticionin me te rendesishem te futbollit Boteror.

“Do te kualifikohemi per ne fazen tjeter te Kupes se Botes dhe per kete nuk kam asnjë dyshim, jo vetem une por te gjithe futbollistet. Humbja kunder Serbise erdhi si pasoje e shume problemeve, duke filluar nga kartoni i kuq dhe deri te penalltia e humbur. Por kemi per te luajtur edhe ndeshjen e trete. E gjithe skuadra e njeh potencialin e saj dhe e di se ku mund te shkoje”, ka bere te ditur Joachim Lwv.

Gjermania do te luaje ndeshjen e saj te fundit ne grup kunder Ganes te merkuren e ardhshme, por nuk do te kete ne dispozicion sulmuesin Miroslaw Klose te pezulluar me karton te kuq, nderkohe qe pese lojtare te tjere, Philipp Lahm, Cacau, Bastian Schweinsteiger, Mesut Ozil dhe Sami Khedira rrezikojne te ndëshkohen me kartonin e dyte te verdhe, qe do te thote se mund te mungojne nese skuadra e tyre do te kualifikohet per ne raundin tjeter te Boterorit 2010.

Nertan Prifti < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›