Zelanda e Re befason Italinë

Italia ka zhgënjyer të dielën, pasi nuk ka mundur të fitoj më shumë sesa një pikë në ndeshjen e dytë të saj në Grupin F në përballje me Zelandën e Re, takim ky që ka përfunduar me rezultat 1:1.
Zelanda e Re befasoi në minutat e parë të takimit, pasi kaloi në avantazh prej 0:1 në minutën e 7-të me golin që e realizoi Shane Smeltz.
Pas këtij goli të pësuar italianët morën nën kontroll rrjedhjen e ndeshjes duke u përpjekur për ta barazuar rezultatin.
Kështu, fillimisht Gianluca Zambrotta në minutën e 22-të gjuajti bukur, por topi shkoj mbi shtyllën e portës së ekipit kundërshtar.
Pesë minuta më vonë, Riccardo Montolivo gjuajti fuqishëm prej rreth 30 metrave, por Zelanda e Re pati fat, pasi topi qëlloi shtyllën e portës.
Në minutën e 29-të Daniele De Rossi nxori një penalti për Italinë, pasi mesfushori i Romës u ndal në mënyrë të palejuar nga Tommy Smith. Gjuajtjen e penaltisë e bëri Vincenzo Iaquinta, që shënoi gol për rezultat 1:1. Në minutën e fundit të pjesës së parë, De Rossi gjuajti fort, por topin e ndali portieri i Zelandës së re.
Në pjesën e dytë italianët dominuan në tërësi duke bërë përpjekje për ta shënuar golin e fitores. Ekipi i Marcelo Lippit gjatë kësaj periudhe të lojës disa herë e rrezikoi seriozisht ekipin kundërshtarë, por nuk kishin fat në konkretizimin e rasteve.
Duhet theksuar se portieri i Zelandës së Re, Mark Paston pati një paraqitje të shkëlqyeshme, pasi disa herë ka intervenuar në mënyrë fenomenale duke i pritur gjuajtjet e fuqishme dhe të rrezikshme të futbollistëve italianë.
Në anën tjetër, edhe Zelanda e Re gjatë pjesës së dytë i pati dy-tri raste të mira shënimi. Por shansin më të mirë e pati Chris Wood në minutën e 82-të kur gjuajtja e tij shkoi shumë afër shtyllës së portës së Italisë. Kështu, gola të tjerë më nuk u shënuan dhe ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.
Grupi F
Italia – Zelanda e Re 1:1
Sllovakia – Paraguai 0:2
Tabela
Paraguai 2 4
Italia 2 2
Zelanda e Re 2 2
Sllovakia 2 1