Kaka i lumtur në Real

Mesfushori i Real Madridit, Leite Kaka është shprehur i lumtur në Santiago Bernabeu pas fitores së liderit të La Ligas 3-1 ndaj Real Zaragozas të shtunën mbrëma.
29 vjeç nuk ka qenë titullar i vazhdueshëm në Real këtë sezon duke zgjuar spekulime rreth të ardhmes së tij në klub, por realizoi njërin prej golave përballë Zaragozas.
“Ndihem mirë, jam duke luajtur mirë dhe jam i lumtur në Madrid. Bernabeu na ndihmon shumë dhe kjo mund të ketë ndikim të madh në garë për titull këtë sezon” deklaroi Kaka për Marca.