E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaka jashtë fushe derë në 3 janar


Mesfushori i Real Madridit, Ricardo Kaka, do të jetë jashtë fushe deri në Vitin e Ri, për t'u rikuperuar nga dëmtimi.

Sipas AS, trajneri i Realit, Manuel Pellegrini, tashmë është pajtuar me stafin mjekësor për të lënë brazilianin jashtë skuadre për takimin e radhës kundër Olympique Marseille në Ligën e Kampionëve.

Dhe braziliani pritet të rishfaqet në fushë vetëm në vitin e ardhshëm, më 3 janar.

"Kaka është një lojtar i rëndësishëm për këtë projekt dhe ne nuk do të rrezikojmë me të për disa ndeshje. Nëse ai pushon dhe rikuperohet mirë, ai do të jetë si një përforcim i ri për vitin e ardhshëm", ka thënë një burim i brendshëm i klubit mbretëror.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›