E Diel, 1 Nëntor 2026

Rumani, Basescu pranë fitores së zgjedhjeve presidenciale

Ndërsa është drejt përfundimit procesi i numërimit të votave në Rumani, Presidenti aktual, Trajan Basescu, duket se është pranë fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të zhvilluara të dielën. Zyra Qendrore e Zgjedhjeve shpalli se sipas rezultateve të llogaritura në 95, 48 % të vendvotimeve, Trajan Bashesku, kryeson me 50.43% të votave, ndërsa rivali i tij, Mirçea Geoana, ka siguruar 49.57% të votave.
Por ndërkaq të dy rivalët, Basescu dhe geoana, kandidati social democrat, kanë pretenduar se kanë fituar. Presidenti aktual, Traian Basescu i qendrës dhe sfidanti i tij i majtë Mircea Geoana nga socialdemokratët, ishin përballë njëri-tjetrit në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Sondazhet pas votimeve sugjeruan një fitore të ngushtë për Geoanan ndonëse rezultati u përmbys gjatë orëve të fundit. Tre sondazhe të ndryshme pas votimeve i dhanë social demokratit Mircea Geoana një avantazh të ngushtë, por vendimtar, dhe në kampin socialdemokrat filluan festimet. Të njëjtën gjë nisi të bënte edhe kampi opozitar, pasi edhe Traian Basescu, presidenti në detyrë, tregoi përsëri se ishte një kundërshtar i shkëlqyer. Në dy muajt e fundit Rumania nuk ka patur një qeveri funksionale dhe këto zgjedhjet besohet se do ti japin një drejtim tjetër krizës që ka përfshirë vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›