E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha të na thotë datën e hapjes së tunelit të Kalimashit

Partia Socialiste ka reaguar sërish sot në lidhje me mbylljen e tunelit të Kalimashit, duke kërkuar nga kryeministri Sali Berisha një datë për hapjen e tij. "Rreth dy muaj më parë na u tha nga përfaqësuesit e kësaj qeverie që tuneli i Kalimashit do të mbyllet për disa javë.
Dua të pyes Sali Berishën, se kur do të hapet tuneli i Kalimashit? Pse nuk na thuhet një datë për hapjen e tij, si na u tha se tuneli do të hapet para zgjedhjeve të 28 Qershorit", tha deputeti i PS-së,Asllan Dogjani.
Duke iu drejtuar kryeministrit Berisha, Dogjani tha "Nuk mund të frikësoni deputetët e opozitës as qytetarët se janë të lidhur me krimin sa herë që ato dalin e hedhin poshtë apo përbuzin shpifjet dhe akuzat tuaja apo të shërbëtorëve të tu".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›