Kaka mund të përfundojë te Manchester City
Edhe pse të gjithë e mohojnë duke filluar nga vetë Kaka tratativa për të parë brazilianin të veshur me fanellën e Manchester City vazhdon.Trajneri i dytë i Cityt Mark Bouen ka bërë të ditur për BBC se Kaka është shumë pranë Manchester Cityt.Sipas krahut të djathtë trajnerit Mark Hughes tratativa për kalimin e yllit të Milanit Kaka te klubi anglez për shumën e 100 milion eurove është shumë e avancuar .Besojmë se çështja është vërtet shumë afër fundit.Kemi shpresa të mëdha për ta bërë Kaka për të firmosur me ne.Është një mundësi I madhe që Kaka të vijë te Manchester City.Për çështjen Kaka ka folur edhe vetë trajneri I klubit të dytë të Manchesterit dhe ka thënë se deri tani nuk ka asgjë konkrete dhe se do të flasim atëherë kur tratativa të ketë diçka konkrete për të thënë.Për Kaka City ka ofruar 100 milion euro dhe Brazilianit 15 milion euro në sezon vetëm për të veshur fanellën e Citiziens.Vetë Kaka ka deklaruar se do të qëndrojë te Milani deri në fund të karrierës dhe se dëshiron që në të ardhen të bëhet edhe kapiten I kuqezinjve por sipas lajmeve që vine nga Anglia Kaka mund të përfundoje me të vërtetë te Manchester City.Ndoshta braziliani mund të joshet nga një project I Cityt e cila ka 40 vjet që nuk fiton titullin në Premier Ligë dhe mesa duket sezoni e ardhshëm do të bëjë përforcime për të tentuar pas 4 dekadash të shpallet kampione e Anglisë.