E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani blen brazilianin Mationi dhe kërkon Daniel Ager

Kuqezinjtë e Milanit prej kohësh po kërkojnë të blejnë një mbrojtës që mund ta aktivizojnë që në janar.Nën vëzhgimin e shoqërisë kuqezi vazhdon të jetë danezi i Liverpoolit Daniel Ager I cili kushton rreth 7 apo 8 milion euro por që duket e vështirë që trajneri Rafa Benitez ta lëshojë .Ndërkohë që skuadra e Anccelotit ka arritur të sigurojë shërbimet e mbrojtësit brazilian Felipe Mationi.Mationi i ngjan shumë në mënyrën e lojës ish milanistit Marcos Kafu një mbrojtës i shpejtë dhe që merr shpesh inisiativën edhe për tëe sulmuar.Braziliani i ri shprehet se është shumë i lumtur që ka mbërritur në një skuadër plot me kampionë siç është Milani.E interesuar për shërbimet e Mationit ka qënë edhe Zonja e Vjetër por sipas vetë brazilianit prania te Milani e shumë bashkëpartiotëve të tij ka influencuar në zgjedhejen e tij.Braziliani shprehet i lumtur që e krahasojnë me Kafu por sipas tij Kafu është një lojtar i madh dhe unë duhet të përmirësohem edhe më shumë.Roli që unë mbuloj është anësor sulmues.Ndërkohë që ka folur edhe agjenti i tij Mino Raiola i cili shprehet se Mationi do të jetë në dispozicion të skuadrës që nga java e ardhshme.Është një lojtar i shpejtë dhe teknikish shumë i zoti ,sit ë gjithë brazilianët është shumë ofensiv dhe të kujton shumë Kafu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›