E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare: Më në fund, Bale lojtar i Real Madridit

Më në fund saga Gareth Bale merr fund. Ai është edhe zyrtarisht i konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e klubit mbretëror, transferi më i ri i Real Madridit,  për një shumë rekorde prej 91 milion eurosh, por që nuk thyen rekordin e vënë nga Ronaldo, që kushtoi 94 milion euro.

Pas negociatash shumë të gjata që zgjatën gjatë gjithë afatit kalimtar veror, uellsiani ka arritur një marrëveshje për një rrogë javore prej 256 mijë funtash në javë me një kontratë gjashtë vjeçare, ndërsa të hënën në mëngjes do ti nënshtrohet kontrollave mjekësore para se të prezantohet para mediave, diku rreth orës 13.

Për transferimin e tij te Reali, gëzimin e tij e shprehu edhe vet lojtari në faqen zyrtare të Tottenhamit ku shroi: "Dua të falënderoj të gjithë, klubin, presidentin, trajnerët dhe më së shumti tifozët dhe shpresoj të më kuptoni për këtë mundësi fantastike që po më jepet. Kjo është një ngritje në karrierën time, jam i sigurt që kam kaluar një kohë fantastike me Spurs, dhe jam i vetëdijshëm se Tottenham do të mbetet gjithmonë në kujtesën time. Mirëpo më në fund ëndrra ime për tiu bashkuar klubit të ëndrrave të fëmijërisë, jam shumë i lumtur që u përmbush, një faqe e re në kapitullin e karrierës sime po hapet, a ka gjë më emocionuese se të luash për Real Madridin", e mbyll deklaratën e tij uellsiani.

Gareth Bale u aktivizua për 44 ndeshje sezonin e shkuar në Premier League ku shënoi 26 gola dhe u zgjodh futbollisti më i mirë. 24 vjeçari lindi në Cardiff dhe u formua si futbollist në akademinë e klubit Southampton. Ai u transferua te Tottenham në vitin 2007 dhe pas 6 sezoneve në “White Heart Lane” largohet me destinacion Madridin ku do të vihet nën urdhrat e Carlo Ancelottit./indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›