Kaka, problemi në ijë e shqetëosn
Pas rikthimit nga dëmtimi që e mbajti larg fushave për një kohë të gjatë, asi brazilian prej një muaji e gjysmë zhvillon stërvitje shtesë në krahasim me lojtarët e tjerë, për të forcuar pjesën e barkut dhe ijës. Sipas asaj që raporton “Marca”, e cila gjithmonë qëndron pranë klubit “galaktik”, Kaka duhet ta bëjë këtë gjatë gjithë kohës, për të rritur rendimentin që kohët e fundit nuk ka qenë në nivelin e duhur.Megjithatë, mjekët madrilenë sigurojnë se fantazisti brazilian i Realit, i ardhur nga Milani për shumën e 74 milion eurove gjatë merkatos së verës, do të rikthehet shumë shpejt në formën e mëparshme.