E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende komuna të bllokuara në verilindje

 Kështu në Qarkun e Shkodrës,  ka ende 1400 ha tokë me prezencë uji, 32 shtëpi të rrethuara nga uji dhe 3 shtëpi në prezencë uji. Në  rrethin e Shkodrës, mbetet i bllokuar aksi që lidh Shkodrën me Dukagjinin, nga Qafa e Thores. Edhe rrethi i Pukës ka qenë pa reshje dëbore, por me temperatura të ulëta, gjë që ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve, në disa segmente e pika të caktuara.  Akset rrugore Fushë Arrëz – Qafë Mali , Qafë Mali- Fierzë dhe Qafë Mali- Kukës janë të kalueshëm me zinxhirë.  E bllokuar mbetet komuna Iballë, në të cilën po punohet për hapjen e rrugës. Për sa i përket Qarkut të Kukësit, sot ka pasur temperatura të ulëta deri në -6 gradë celsius. Për shkak të ngricave, ka patur vështirësi në kalimin e automjeteve në akset rrugore, të cilat janë të kalueshme nga automjetet, por nevojitet përdorimi i zinxhirëve në segmente të veçanta. Mbeten të bllokuara komunat Arrën, Grykë Çajë dhe Zapod. Hë qarkun e Dibrës e bllokuar mbetet vetëm rruga që lidh Peshkopinë me Lurën, por me shumë vështirësi dhe me zinxhirë kalohet nga aksi Lurë-Kurbnesh. Në aksin Lurë-Peshkopi po punohet nga të dy krahët, për zhbllokimin e saj. Dje është hapur dhe rruga që lidh Peshkopinë më Kalanë e Dodës.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›