E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaka, vjen “tradhtia” e parë

Si të mos mjaftonte momenti i vështirë dhe humbja e turpshme në “San Siro” undër zviceranëve, tashmë Milani duhet të “vuajë” edhe “tradhtinë” e ish-idhullit të tifozerisë kuqezi.

“Humbja e Milanit është mirë për ne – ka thënë mesfushori brazilian i Realit për “Telemadrid” pas fitores 3-0 ndaj Marsejës -. Falë kësaj humbjeje tashmë jemi të vetëm në krye të grupit dhe gjithçka varet nga vetë ne. Dy ndeshjet e radhës do t’i luajmë kundër Milanit dhe vendi i parë në grup është shumë i rëndësishëm.”

Fjalët e Kakasë janë në vazhdim të logjikë se në luftë çdo gjë është e lejuar dhe sidomos në luftën europiane, që, të paktën në letër, Milani duket kundërshtari më i rrezikshëm për Realin.

Prandaj, Kaka e sheh pozitive për ekipin e tij humbjen e italianëve në ndeshjen e së mërkurës. Por gjithashtu, ora e së vërtetës po afrohet dhe së shpejti Milani dhe Reali do të përplasen me njëri-tjetrin.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›