E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Liga shqiptare çel sot javën e gjashtë

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur t’i shpërndajë ndeshjet në tre ditë të javës për shkak të së drejtës televizive.

Në takimin e sotëm kavajasit do të kërkojnë tri pikët e radhës për të vazhduar bashkëkryesimin me Dinamon, ndërkohë që Gramozi vjen nga fitorja inkurajuese me Flamurtarin.

Dinamo do të përballet nesër në transfertë me Laçin, ndërsa Tirana do të presë në kryeqytet Kastriotin. Ndeshja tjetër e ditës së nesërme është ajo mes Shkumbinit dhe Teutës.

Dita e diele rezervon dy sfida të tjera interesante, Skënderbeu-Apolonia dhe Flamurtari-Vllaznia. Të gjitha ndeshjet e javës së gjashtë do të nisin në orën 15:30.  

Sot;
Gramozi-Besa

Të shtunën;
Tirana-Kastrioti
Laçi-Dinamo
Shkumbini-Teuta

Të dielen;
Skenderbeu-Apolonia
Flamurtari-Vllaznia

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›