E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha dënon vrasjen e mjekut: MB të marrë masa

“Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të vrasjes në detyrë të mjekut radiolog Fatmir Thaçi, si një akt kriminal tejet tronditës dhe të shëmtuar. Kryeminstri Berisha ka kërkuar nga Ministria e Brendshme të merren të gjitha masat e duhura për të garantuar jetën e veprimtarinë e punonjësve të shëndetësisë’, tha gjatë një konference zëdhënësja Juela Meçani.

Ajo shtoi se kryeministri Berisha, i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që ndaj autorit të këtij akti të rëndë kriminal, të japë dënimin më të ashpër ligjor.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›