E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futbolli ne salle

Përveç futbollit të madh kemi edhe të voglin, ai që na bie më shumë në sy këtë janar të lagësht. Kombëtarja shqiptare është grumbulluar në Durrës, duke u përgatitur për turin paraeleminator ku ka shpresa jo të vogla.
Kombëtarja do të luajë në Iverdon të Zvicrës ndaj Danimarkës, Norvegjisë dhe ekipit vendas.
Në skuadër është afruar si përforcim edhe një futbollist nga Kosova, Ramadan Aliaj.
Kuqezinjtë i nisin ndeshjet në 23 mars ndaj danezëve, vazhdojnë më 24 përballë Norvegjisë dhe i mbyllin me zviceranët në 26 janar. Ekipi i parë shkon në turin eleminator që luan në mars dhe nëse kualifikohet do të ndeshet me Azerbajxhanin, Sllovakinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.
Në Euro 2012, Shqipëria ishte pranë kalimit në eleminatore, ndërsa në Botërorin e fundit zuri vendin e dytë në këtë nivel.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›