E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë- Kapen 31 klandestinë nga Maroku dhe Siria, vijon aksioni

klandestine-policia-kufiri-Kakavijë- Mëngjesin e sotëm janë ndaluar edhe 31 shtetas të huaj të ardhur klandestinë në vendin tonë. Policia i ka diktuar shtetasit në pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas policisë kufitare konfirmohet se shtetasit e ndaluar janë nga Maroku dhe Siria. Të huajt mësohet se janë pikasur në vende të ndryshme në afërsi të pikës kufitare. 

Blutë morën në pyetje 31 të ndaluarit për të zbuluar më shumë rreth rrjetit të trafikut të tyre. Aksioni i policisë po vijon dhe do të vijojë pasi dyshohet për të tjerë klandestinë në qarkullim.

Sakaq që ditën e djeshme pesëmbëdhjetë klandestinë të tjerë u arrestuan dje nga policia e qytetit të Gjirokastrës. 7 prej klandestinëve u kapën nga sektori i antitrafikut në Hormovë, ndërsa 8 të tjerë u kapën nga policia kufitare. 

Sakaq që sektori antitrafik ka shoqëruar 3 të rinj nga Fieri, të cilët dyshohet se shoqëronin klandestinët që ishin me origjinë nga Somalia, Iraku dhe Siria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›