Kakavijë/ Emigrantët shqiptarë rikthehen në Greqi pas Pashkëve, mbi 4.500 persona në hyrje-dalje brenda një dite

Pasi kanë kaluar festën e Pashkëve në vend, emigrantët shqiptarë kanë nisur kthimin drejt Greqisë. Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijë, situata paraqitet e qetë, pa radhë pritjeje.
Gjatë 24 orëve të fundit, shërbimet e SPK Kakavijë kanë përpunuar gjithsej 4.562 shtetas në hyrje-dalje, ku 2.241 kanë hyrë në vend dhe 2.321 kanë dalë.
Ndërkohë janë regjistruar edhe 1.554 mjete, me 730 në hyrje dhe 824 në dalje. Autoritetet kufitare po operojnë me sportele të shtuara, konkretisht 6 sportele në palën shqiptare dhe 4 sportele në palën greke, për të përballuar fluksin.
Në ditët në vijim pritet rritje e mëtejshme e lëvizjeve, ndërsa policia kufitare mbetet në gatishmëri dhe u bën thirrje qytetarëve të përdorin edhe pika të tjera kalimi për të shmangur mbingarkesat.
/RTSH/