E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavije arrestohet me 13 kg droge


Një i ri 26-vjeçar, Erjon Trifoni, lindur në Fier dhe banues në Athinë si emigrant, është ndaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës si zotërues i një sasie prej 13 kg lëndë narkotike marijuanë.

Trifoni udhëtonte drejt Athinës dhe ngarkesa gjendej në bagazhin e autobusit brenda një valixheje. Efektivat e Policisë Kufitare kishin marrë informacion më parë se një i ri nga Fieri do të trafikonte lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.

Nga kontrolli i ushtruar, ka mbetur një valixhe që nuk pranonte asnjë pasagjer se ishte e tija, pasi kontrolli zbuloi se brenda saj ndodheshin lëndë narkotike. Megjithatë, nuk është dashur shumë që forcat e rendit të identifikonin pronarin e vërtetë të valixhes.

26-vjeçari tërhoqi vëmendjen e autoriteteve ndërsa tregoi një shqetësim të dukshëm dhe tentoi të largohej fshehurazi. Në trup, atij iu gjet një aparat celular, në të cilën sapo kishte nisur mesazhin me tekstin “më kapën”. i vendosur nën pranga, shtetasi u shoqëua në ambientet e stacionit të Policisë Kufitare në Kakavijë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Lezhë, përplasje mes të rinjsh, 6 të plagosur
Një ngjarje e rëndë por që fatmirësisht ka përfunduar pa pasoja fatale në njerëz është regjistruar gjatë paradites në afërsi të një lokali në Lezhe. Aksident në Elbasan, plagosen dy persona
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin nacional Elbasan-Peqin. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes në vendin e quajtur Paulesh. Banda e Durrësit, shtyhet pretenca
Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu të enjten dhënien e pretencës për bandën kriminale të qytetit të Durrësit, e drejtuar dikur nga Lulzim Berisha. Revokohen lejet për shoqëritë minerare
Ministria e Ekonomisë njoftoi se do të heqë lejet për 43 shoqëri minerare, të cilat nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore të kontratave. Babai i Tufës: Ju i dini vrasësit
Në prag të shpalljes së pretences nga Prokuroria e Tiranës për të pandehurin e saj kryesor Lavdërim Tufa i akuzuar për vrasje të trefishtë mes të cilëve edhe të Mirit të Xhikes, babai i Tufes, Xhevdet Tufa hedh akuza të rënda për hetimin e dosjes 'Kartodrom 2003'.

Lajmet kryesore

Ceremoni zyrtare për lamtumirën e fundit të Alisë
Funerali, te dielën
Ilacet, INSTAT “dorëzon” Berishen
Minatorët, pakti nuk zbatohet
EKG, në rrethe nuk ka pajisje
Media britanike flet për vdekjen e Alisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›